TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2023, 16:42

Shënoi golin e fitores përballë Tiranës, sulmuesi i Erzenit ia dedikon Duamenas!

Shkruar nga Pamfleti

Shënoi golin e fitores përballë Tiranës, sulmuesi i Erzenit

Sulmuesi Redon Mihana i dha fitoren e Erzenit përballë Tiranës në sfidën e javës së 14-të të Superiores.

Shijakasi u shpreh tepër i lumtur për golin e shënuar, teksa shtoi se këtë gol ja dedikon ish-shokut të tij të skuadrës te Egnatia, Rafael Duamena, që humbi jetën nga një arrest kardiak, disa ditë më parë.

Shumë i lumtur për fitoren, për faktin dhe që shënova. Nuk e kisha ndihmuar ekipin me gol dhe tashmë jam i lumtur për fitoren. Nuk ndihem i sforcuar. Mundohem të jap maksimumin. Nuk jam një sulmues 9-sh. Na ka ardhur vetëm pritet federimi. Unë jap gjithçka për ekipin.

Dihet kualiteti i Tiranës. Unë mendoj se duket në grup nuk po shkojnë mirë, por që kanë individë dhe na hapën shumë probleme. Golin tim ja dedikoj Rafael Duamenës”, tha Mihana për “MCN TV”.

rafael duamena tirana erzeni

Lini një Përgjigje