TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2023, 12:04

Aludimet se do të marrë drejtimin e Kosovës, De Biasi thyhen heshjen: Ajo skuadër ka vlera!

Shkruar nga Pamfleti
Aludimet se do të marrë drejtimin e Kosovës, De Biasi thyhen
Gianni De Biasi

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë ditën e sotme ka folur për aludimet e ditëve të fundit për stolin e Kosovës.

Ai u ndal te kombëtarja e Kosovës duke thënë se lojtarët janë shumë të mirë dhe se kanë vlera e cilësi.

Sipas tij, Kosova ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Europë.

“Ajo e Kosovës është një skuadër që ka vlera, cilësi, ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Europë dhe besoj se janë kushtet për të punuar mirë. Pastaj çdo gjë varet nga ngritja e një grupi kompakt lojtarësh që mendojnë se arritja e objektiva në jetë është e mundur”-tha ai për Euronews Albania.

I pyetur se a është i gatshëm që të bëjë një bashkëpunim me Kosovën dhe të jetë trajner i skuadrës së saj, De Biasi theksoi: Për momentin jo nuk jam kontaktuar.

gianni de biasi kosova

Lini një Përgjigje