
Reali i Madridit nuk has vështirësi në transfertën e Kadizit Pavarësisht mungesave, “Los Blancos” shkëlqyen në La Liga, duke mposhtur 0-3 kundërshtarin. Pjesa e parë u vendos nga një gol i sulmuesit brazilian, Rodrigo, 15 minuta pas fillimit të ndeshjes. Në pjesën e dytë, ishte po Rodrigo që futi në kasafortë 3 pikët, me golin e dytë personal.
Në këtë sfidë la gjurmë edhe Belingham, me mesfushorin anglez që po i mahnit të gjithë këtë edicion, me aftësitë e tij përpara porte. Ekipi i Ançelotit kryeson kampionatin me 35 pikë, një pikë më shumë se Zhirona, ndërsa Kadizi është në vendet e fundit.
Lini një Përgjigje