TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2023, 17:48

Aston Vila fiton me përmbysje ndaj Totenhrmit, “Spërsat” në rënie të lirë dhe barazojnë rekordin negativ që 4 ekipe e kishin deri më sot

Shkruar nga Pamfleti

Aston Vila fiton me përmbysje ndaj Totenhrmit, “Spërsat”

Pas një starti sezoni në mënyrë spektakolare, Totenhemi tashmë mund të konsiderohet në një mini-krizë duke qenë se ka 3 ndeshje radhazi në Premier Ligë që jo vetem nuk fiton, por ka pesuar plot 3 humbje. 
 
Aston Vila tregoi karakter duke triumfuar 1-2 ndaj "Spërsave”, në “Tottenham Hotspur Stadium”. Vendasit, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, kaluan në avantazh pas një goditje të bukur me të majtën e Lo Çelso. 

Mysafirët nuk u demotivuan, duke përmbysur llogaritë. Fillimisht, ishte Torres që vendosi ekuilibrat në kohën shtesë të pjesës së parë, ndërsa Uotkins kompletoi mrekullinë, me golin e tij në të 61. 

“Spërsat” humbasin tre ndeshje radhazi në Premier Ligë, pavarësisht se shënuan të parët në secilën prej tyre.

Është skuadra e pestë e Premier Ligës në histori që e bën këtë pas Blekbërnit në vitin 2007, Sandërlendi në vitin 2011, Uigan në vitin 2012 dhe Leister në vitin 2014. 
 
Totenhemi pëson kështu disfatën e 3 radhazi. Në krahun tjetër, ekipi nga Villa Park merr fitoren e 3 radhazi. 
 

totenhemi aston vila premier liga

Lini një Përgjigje