TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2023, 17:02

“EURO 2024”/ Kombëtarja shqiptare kap vlerën e 82 mln eurove pa llogaritur Brojën dhe Kumbullën, kuqezinjtë lënë pas Rumaninë

Shkruar nga Pamfleti

“EURO 2024”/ Kombëtarja shqiptare kap vlerën e 82 mln

Gjermania do të jetë epiqendra e futbollit në vitin 2024. 24 kombëtare do të garojnë për fitimin e kampionatit Europian, garë në të cilën për herë të dytë në histori do të marrë pjesë edhe kombëtarja shqiptare e futbollit. 

Pavarësisht se nuk niset si favorite në letër, kuqezinjtë janë gati për të bërë surprizën e madhe në edicionin e 13 të kompeticionit. Skuadra e teknikut Silvinjo vlen jo pak edhe në shifra. 

Në mesin e 21-skuadrave të kualifikuara deri më tani, kombëtarja jonë gjendet në vendin e 20. Duke iu referuar grumbullimit të fundit, për dy duelet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, vlera në treg e lojtarëve kuqezi kap shifrën e 81.7 milionë Eurove. 

Në këto nivele, kombëtarja shqiptare lë pas përfaqësuesen e Rumanisë, që në treg vlen rreth 10 milionë euro më pak se kuqezinjtë. Në listën e vlerave mungojnë emra të rëndësishëm si, Armando Broja dhe Marash Kumbulla, të cilët pritet të jenë pjesë e kombëtares kuqezi gjatë turneut gjerman. 

Duke iu shtuar vlerën e kartonat të tyre, vlera e kombëtares në treg do të kapte shifrën e rreth 120 milionë Eurove, për t’u afruar me kombëtare si ajo e Republikës Çeke dhe Sllovenisë. 

Por, vlera e lojtarëve kuqezi pritet të pësojë rritje në muajt e ardhshëm, në varësi kjo edhe të performancës në fushën e lojës. Vlerën më të lartë në "EURO 2024” e ka padyshim Anglia dhe Franca, të cilët janë favorite në garën për t’u shpallur kampione Europe. 

Dy kombëtaret tejkalojnë shifrën e mbi 1 miliard eurove në treg, teksa Gjermania, kombëtarja pritëse vlen 665 milionë Euro. 
 

kombëtarja shqiptare "euro 2024"

Lini një Përgjigje