TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2023, 22:18

Ernest Muçi i jep fund “agjërimit” dy mujor, sulmuesi kuqezi realizon golin e artë për Legian e Vrashavës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi i jep fund “agjërimit” dy mujor, sulmuesi

Ernest Muçi rikthehet te goli me Legian e Varshavës. Talenti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 63 në duelin ndaj Varta Poznan, duke vendosur baraspeshën e përkohshme.

Ky ishte goli i katërt në 15 javë për 22-vjeçarin, i cili nuk kishte gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën polake që prej 21 shtatorit të këtij viti, asokohe i shënonte 2 gola Aston Vilës në Ligën e Konferencës. 

Që nga ai duel ku u shndërrua në hero, talenti i Kombëtares shqiptare nuk kishte mundur të shënonte me Legian. 

Muçi devijoi saktë një top të harkuar nga e djathta, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas që e kishin mbushur plot stadiumin.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptare legia e varshavës

Lini një Përgjigje