TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2023, 20:12

“Aktorët që po shkatërrojnë futbollin të dënohen”, Tirana e femrave reagon pas sherrit në ‘Skënder Halili’: Vllaznia ka dhunuar barbarisht

Shkruar nga Pamfleti

“Aktorët që po shkatërrojnë futbollin të

Ndeshja e femrave për Kategorinë Superiore, Tirana-Vllaznia ka degjeneruar në dhunë, ku nuk kanë munguar konfrontimet fizike mes kampeve të të dy klubeve. Skuadra bardheblu përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale ka bërë një reagim në lidhje me situatën dhe jep versionin e saj të ngjarjes së ndodhur në kompleksin “Skënder Halili”.

Ja reagimi i klubit bardheblu:

“Ditën e sotme ishte planifikuar të luhej ndeshja KF Tirana Femra – KF Vllaznia Femra, në kompleksin “Skënder Halili”. Në këtë takim, klubi shkodran nuk ka lejuar që ndeshja të luhet, duke dhënë shembullin më të keq, në një vend ku futbolli i femrave po zhvillohet dhe për më tepër që dy skuadrat ishin duke zhvilluar kampionat me pikë të plota dhe duke ndarë vendin e parë.

Në minutën e 22-të ndeshja është ndërprerë,  pasi skuadra kundërshtare ka reaguar ndaj pankinës sonë, fillimisht duke sharë e duke fyer, e më pas duke kaluar edhe në dhunë fizike.

Situata ka eskaluar, ku drejtuesit e Vllaznisë Femra, janë larguar nga pankina e tyre dhe kanë ardhur në pankinën e skuadrës së Tiranës dhe kanë nisur të shfaqin akte të tmerrshme dhune e të godasin stafin teknik, drejtuesit e klubit të Tiranës Femra si edhe futbollistet.

Klubi i Vllaznisë Femra ka dhunuar barbarisht drejtoreshën e klubit të Tiranës, Edonisa Aliaj, portieren Delvina Dyrmishi dhe futbollisten Flondra Behrami.

Dhuna ndaj grave edhe vajzave është një shkelje e përhapur e të drejtave të njeriut dhe një problem global i shëndetit publik me përmasa epidemike.

Ne si klub, presim zbardhjen e kësaj çështjeje nga organet kompetente dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë deri sa ngjarja të zbardhet plotësisht e aktorët që po shkatërrojnë futbollin “Fair Play”,  të marrin dënimin e merituar.

Asnjë justifikim për dhunën ndaj vajzave dhe grave! Asnjë justifikim për dhunën në sport!

ZYRA PËR SHTYP

KF TIRANA”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

 

vllaznia e femrave tirana e femrave

Lini një Përgjigje