
Vazhdon ecuria perfekte e Bajer Leverkusenit në Bundesligë. Skuadra e Çabi Alonsos fitoi 3-0 në fushën e Verder Bremenit dhe është kthyer në vendin e parë të renditjes duke parakaluar Bajernin e Mynihut.
Deman reakizoi autogol në minutën e 9, ndërsa Frimpong në minutën e 43 dhe Grimaldo në minutën e 76 ishin autorët e golave të tjerë për “aspirinat”.
Borusia e Dortmundit është kthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Verdhezinjtë mposhtën 4-2 me përmbysje në shtëpi Borusia Mëshengladbah.
Një fitore e çmendur për verdhezinjtë që ishin në disavantazh 0-2 pas 28 minutave lojë dhe arritën të përmbysnin gjithçka brenda 45 minutave të para.
Sabitzer në minutën e 30 ngushtoi diferencën, ndërsa Fulkurg 2 minuta më vonë barazoi rezultatin dhe Binoti Gitens në minutën e 45 realizoi golin e tretë për ekipin e Terziç.
Në fundin e ndeshjes, në minutën e 97, ka erdhi edhe goli i katërt për Dortmundin i realizuar nga Malen.
Lini një Përgjigje