
Mançester Siti dhe Liverpuli janë në ndarë në barazimin 1-1 në “Etihad Stadium”.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të ekipit të Guardiolës, pasi Haland shënoi në minutën e 27 golin e 50 të tij në Premier Ligë.
Mançester Siti dominoi pothuajse të gjithë sfidën, por Liverpuli arriti të barazonte rezultatin në minutën e 80 me anë të Aleksandër Arnold, ku anglezi shënoi pas asistimit të Salah.
Pavarësisht se “Qytetarët” ishin dominant, nuk arritën të dilnin nga shtëpia e tyre me tre pikët. Në fund të ndeshjes pati tension mes Nunjez dhe Guardiolën, por Klopi u fut mes të dyve duke shmangur përkeqësimin e situatës.
Me këtë barazim, Mançester Siti ndodhet në vendin e parë të tabelës me 29 pikë, ndërsa Liverpuli renditet në vendin e dytë me 28 pikë.
Mundësi të artë ka sot Arsenali, ku nëse merr një fitore në transfertë, do të kalonte në vendin e parë të tabelës së Premier Ligës me 30 pikë, pasi aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 27 pikë.
Lini një Përgjigje