TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2023, 20:13

“Gëzo populli serb, le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, Federata e tenisit në Kosovë reagon ndaj provokimit të Xhokoviç

Shkruar nga Pamfleti

“Gëzo populli serb, le të valojë flamuri i Serbisë nga

Serbi ka provokuar sërish Kosovën, këtë herë në Kampionatin Botëror të Tenisit, ku skuadra serbe u prezantua në sfond këngë nacionaliste, ku përmendet Kosova e bëhet thirrje që flamuri serb të valëvitet nga Prizreni deri në Rumi.

 “Gëzo popull serb, le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, thuhet në këngën e Xhokoviç.

Sipas Federatës është për keqardhje që provokime të tilla me këngë e veprime nacionaliste po ndodhin nëpër ngjarje të mëdha sportive, e sidomos në “Davis Cup” që është Kampionati Botëror i Tenisit

Në komunikatën për shtyp, institucioni kosovar i tenisit bëri përgjegjës Federatën Ndërkombëtare të Tenisit dhe u zotua se do të bëjë ankesë për çështjen.

Federata e Tenisit për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe institucionet e saj të pranuara ndërkombëtarisht, në koordinim me institucionet e lartpërmendura do ta bëjë ankesën e radhës në ITF, Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera relevante ndaj provokimit të fundit të tenistëve serb në Malaga

Xhokoviç u përplas edhe me fansat britanikë, ndërsa pas ndeshjes shprehu pakënaqësinë për sjelljen e tyre.

Xhokoviç edhe në turneun Roland Garros në Paris ngjalli reagime ku paraqiti parullën “Kosova është zemra e Serbisë”.

novak xhokoviç tenisti serb federata e tenisit në kosovë

Lini një Përgjigje