TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2023, 19:50

Futbollisti shqiptar këput ligamentin e gjurit dhe humbet sezonin, 24-vjeçari do t’i nënshtrohet operacionit

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti shqiptar këput ligamentin e gjurit dhe humbet sezonin,

Moment i vështirë për futbollistin shqiptar të Kosovës, Betim Fazliji, i cili ditën e sotme ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje me skuadrës e St Galen në Zvicër, duke humbur sezonin.

Mbrojtësi që luan edhe si mesfushor, ka këputur ligamentin e gjurit të majtë. 24-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni këtë fundjavë. Lajmi është konfirmuar nga klubi i St Galen, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare: 

FC St.Gallen 1879 do të duhet të bëjë pa mesfushorin Betim Fazliji për një kohë të gjatë. Betim Fazliji ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë gjatë stërvitjes të së enjtes pasdite. 24-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni këtë fundjavë dhe do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit 2023-2024”, shkruhet në njoftim. 

betim fazliji mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje