TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2023, 18:34

Vllaznia nderon Zef Dedën, futbollistët kujtojnë mjeshtrin e skenës shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia nderon Zef Dedën, futbollistët kujtojnë mjeshtrin e

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës në stadiumin “Loro Boriçi” ka nisur ashtu si në stadiumet e tjera me një minutë heshtje për Rafael Duamenën. Por shkodranët kanë përfituar në këtë moment përkujtimi dhe nderimi, për të respektuar një figurë të njohur për qytetin verior dhe gjithë Shqpërinë, aktorin e mirënjohur Zef Deda, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 73-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ekipi kuqeblu u paraqit në fushën e lojës me një portret të artisti të njohur të humorit në vendin tonë, duke u rreshtuar për foton para ndeshjes teksa e mbanin atë në shenjë përkujtimi.

Por jo vetëm kaq, pasi në momentin kur ekipet u rreshtuan në fushë për minutën e heshtjes në nderim të Duamenës, spikeri i stadiumit ftoi të pranishmit që të mbanin këtë moment përkujtimi edhe për një nga mjeshtërit e skenës në vendin tonë.

Vllaznia nderon Zef Dedën, futbollistët kujtojnë mjeshtrin e

futbollistët e vllazn zef deda aktori i humorit shkodran

Lini një Përgjigje