
Teuta prek fundin. Durrsakët janë mposhtur 2-1 në transfertën korçare nga ekipi i Skënderbeut. Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12. Një krosim nga e majta gjeti Frenklin, i cili goditi me kokë në hyrje të zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 38, “Ujqërit e Dëborës”, dyfishuan shifrat. Dean Liço realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fundin e pjesës së parë, vendasit mbetën me 10 lojtarë. Nikaj ndërhyri ndaj Dajës dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 72, durrsakët ngushtuan diferencën. Peposhi gjeti golin duke hapur sfidën, por gjithçka vlejti vetëm për statistikë.
11 minuta më vonë, korçarët gjetën edhe golin e qetësisë. Topi shkoi te Liço që fitoi dyluftimin ajror, më pas kaloi te Rashica, i cili i pa shqetësuar në zonë trefishoi rezultatin për ekipin e tij.
Me këtë fitore, Skënderbeu renditet në vendin e 4 me 17 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e fundit në renditje me 12 pikë.
Ndeshja tjetër e luajtur në Shkodër, ajo mes Vllaznisë dhe Laçit është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Me këtë barazim, shkodranët mbajnë vendin e 6 me 14 pikë, po aq sa Kukësi, ndërsa Laçi renditet në vendin e 5 me 15 pikë.
Lini një Përgjigje