
Salernitana ka mposhtur 2-1 me përmbysje Lacion në javën e 13 të Serisë A dhe ka marrë fitoren e parë në këtë edicion të Serisë A.
Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në Salerno u mbyll me rezultatin 1-0 për skuadrën e Mauricio Sarrit që kaloi në avantazh me një penallti të Imobile në minutën e 43.
Sulmuesi italian është lojtari i parë i Serisë A që shënon 100 gola në transfertë në këtë kompeticion.
Përmbysja e madhe e vendasve erdhi në pjesën e dytë.
Salernitana barazoi në minutën e 55 me Kastanos dhe më pas realizoi edhe golin e dytë me një magji të Kandrevës.
Lini një Përgjigje