TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2023, 17:31

Gol dhe “shqiponjë”, Taulant Seferi protagonist absolut me ekipin e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol dhe “shqiponjë”, Taulant Seferi protagonist absolut me

Taulant Seferi ka festuar më së miri kualifikimin me Kombëtaren në “EURO 2024”, teksa është kthyer si protagonist me ekipin e tij në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sulmuesi kuqezi, ka qenë protagonisti i fitores 1-0 të Bani Jas në transfertë ndaj Hata.

Në një ndeshje shumë të komplikuar, ku ekipi i tij mbeti me 10 lojtarë në minutën e 60 të sfidës, Seferi u tregua vendimtar në fund me një kundërsulm vdekjeprurës. Në minutën e 94 të sfidës ai u nis i vetëm drejt portës dhe nuk gaboi, duke shënuar golin që i dha 3 pikët.

Një gol që e festoi me “shqiponjë”, i rrethuar më pas nga shokët e skuadrës, të cilët e përgëzuan për një gol të rëndë me vlerën e tre pikëve. Ky ishte goli i tretë i Seferit në këtë kampionat, ku ka dhënë edhe një asist.

 

 

taulant seferi sulmuesi i kombëtares shqiptare bani jas

Lini një Përgjigje