TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2023, 19:56

I ftohti dhe dëbora i shkaktojnë probleme kardiake portierit, dërgohet me urgjencë në spital, ja kur do të luhet ndeshja Tërbuni-Besëlidhja

Shkruar nga Pamfleti

I ftohti dhe dëbora i shkaktojnë probleme kardiake portierit,

Ndeshja e javës së tetë në Kategorinë e Dytë ndërmjet Tërbunit dhe Besëlidhjes nuk u zhvillua e plotë.

Vetëm 45 minutat e para u luajtën, pasi më tej ishte e pamundur që të luhej në terrenin e mbuluar nga bora në stadiumin ”Ismail Xhemali” të Pukës. Pas minutës së 35 u bë tepër e vështirë për gjyqtarët për të dalluar vijat kufizuese të fushës.

Pas mbarimit të pjesës së parë, gjyqtarët e ndeshjes bashkë me delegatin vërejtën sërish terrenin, por ishte e pa mundur për të zhvilluar pjesën e dytë. Në momentin që u mor vendimi për ndeshjen mes Tërbunit dhe Besëlidhjes, trashësia e borës në fushën e lojës e kishte kaluar trashësinë  10 cm .

Pjesa e dytë e ndeshjes është vendosur që të luhet ditën e mërkurë, ora 13:00 dhe do të luhet në qytetin e Shkodrës, me shumë mundësi në kompleksin “Reshit Rusi”.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes ndodhi edhe një incident, ku gjendja e portierit Shkoza fillimisht solli panik te të pranishmit në fushë dhe stadium. Për shkak të temperaturave të ulëta portieri pati probleme dhe u shoqërua me autoambulancë në spitalin e Pukës.

Pasi ndihmës mjekësore që mori në spital, portieri Entoni Shkoza u bë më mirë duke e kaluar panikun fillestar. Mësohet se gjendja e portierit ka qenë e stabilizuar pas ndihmës mjekësore dhe tashmë çdo gjë duket brenda parametrave.

 

tërbuni besëlidhja kategoria e dytë

Lini një Përgjigje