TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2023, 21:33

Nejmari bërtet mes lotësh gjatë seancës së rikuperimit të dëmtimit të rëndë në këmbë: Ndalo për hit të Zotit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nejmari bërtet mes lotësh gjatë seancës së rikuperimit

Transferimi nga PSG tek Al Hilal në Arabinë Saudite nuk ka rezultuar fatsjellës për Nejmarin, i cili gjatë angazhimit me kombëtaren para një muaji ka pësuar një dëmtim të rëndë, që fillimisht u dyshua se mund t’i kushtonte edhe karrierën. Sulmuesi  brazilian  po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që në gjuhën mjekësore sportive njihet si ACL-ja (ligamentet e kryqëzuara të përparme).

Ai po i nënshtrohet një terapie intensive rikuperuese. Nga një video që qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet duke bërtitur nga dhimbjet e forta gjatë një terapie.

Nejmari dëmtoi ligamentet e kryqëzuara gjatë ndeshjes së Brazilit kundër Uruguajit, e vlefshme për  kualifikueset e Kupës së Botës për zonën e Amerikës së Jugut. Nejmari i është  nënshtruar operacionit dhe mendohet se do të jetë afro 10 muaj jashtë fushave të blerta. Ky dëmtim e kushtëzon brazilianin edhe te kontrata e nënshkruar me Al Hilal, pasi sauditët ia kanë pezulluar përkohësisht kontratën, ku përfitonte të ardhura marramendëse, deri 3 milionë euro në javë.  Sezoni ka përfunduar për Nejmarin, por sulmuesi po bën të pamundurën dhe shpreson të jetë gati për Kupën e Amerikës Latine që zhvillohet verën e ardhshme.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e ushtrimeve rikuperuese, ku Nejmari bërtet nga dhimbjet e mëdha. “Ndalo, për hir të Zotit”, thërret mes lotësh, ndërsa stafi mjekësor i trajton këmbën.

nejmar sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje