
Arsenali ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Brentfordit të Strakoshës. “Topçinjtë” arritën të gjenin golin e fitores pikërisht në fundin e sfidës. Në minutën e 79, Haverc mori vendin e Martinelit.
Ishte sulmuesi gjerman, një nga lojtarët më të kritikuar të Arsenalit në këtë sezon, që vendosi ndeshjen në minutën e 88 me një goditje të zgjuar me kokë pas asistit të marrë nga Saka.
Arsenali përfitop nga barazimi i Sitit në shtëpi ndaj Liverpulit, duke marrë kështu kryesimin e kampionatit. Ky ishte suksesi i 9 në 13 ndeshje për skuadrën e Artetës, që tani ka 1 pikë më shumë se ndjekësit e Mançester Sitit.
1-0 Arsenal.
— TITUS ???? (@MCFC_TITUS) November 25, 2023
KAI HAVERTZ HAS GIVEN THEM THE LEAD IN MINUTE 90 !!!!!!!!!!!! HE HAS DONE IT !!!!!!!!
pic.twitter.com/bNUfsMWJkr
Lini një Përgjigje