TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2023, 22:52

Milani rikthehet në “shina”, Teo Hernandez i jep fund krizës së kuqezinjve, 15-vjeçari bën debutimin historik

Shkruar nga Pamfleti

Milani rikthehet në “shina”, Teo Hernandez i jep fund

Pas katër ndeshjesh pa fitore, Milani është rikthyer në “shinat” e duhura, pas suksesit 1-0 në shtëpi ndaj Fiorentinës. Pjesa e parë ishte mjaft emocionuese, teksa për të ardhur te goli u desh të prisnim minutën e 45. Parisi shkaktoi penallti pas një ndërhyrje ndaj Teo Hernandez me këtë të fundit që e mori vetë përsipër ekzekutimin e 11-metërshit. Mbrojtësi u tregua i saktë,  me topin që shkoi pas shpinës së portierit, Pietro Terraçiano.

Në pjesën e dytë, ekipi vjollcë u vendos në kërkim të golit të barazimit, por hasi mjaft vështirësi, me prapavijën e kuqezinjve që ishte e pozicionuar mirë. Milani pati rastin e artë për të mbyllur llogaritë një herë e mirë në minutën e 75, por fati nuk ishte në anën e skuadrës milanezë.

Në minutën e 83, për Milanin u aktivizua edhe Françesko Kamarda, me 15-vjeçarin që u bë lojtari më i ri që debuton në Serinë A, i cili është bërë debutuesi më i ri në historinë e Serisë A në mosjën 15 vjeç e 260 ditë.

Me këtë rezultat, djemtë e Piolit pozicionohen në vendin e 3 me 26 pikë, ndërsa Fiorentina gjendet në vendin e gjashtë me 20 pikë.

milan fiorentina seria a

Lini një Përgjigje