TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2023, 16:07

Rrugëtimi kuqezi drejt “EURO 2024”, Silvinjo barazon rekordin që mbahej prej 13-vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Rrugëtimi kuqezi drejt “EURO 2024”, Silvinjo barazon rekordin

Kombëtarja po kalon një nga momentet më të mira në histori, teksa është kualifikuar për herë të dytë një një Europian. Një nga pikat kyçe të këtyre sukseseve ka qenë padyshim dhe trajneri brazilian, Silvinjo. 

Shqipëria e drejtuar nga 49-vjeçari ka barazuar rekordin e ndeshjeve pa humbje. Kuqezinjtë nuk janë mposhtur në 8 duelet e fundit, siç kishin bërë në periudhën 2009-2010 nën drejtimin e Josip Kuzhe. 

Atëherë Kombëtarja barazonte me Estoninë, Bosnje & Hercegovinën dhe Rumaninë, ndërkohë që triumfonte ndaj Irlandës së Veriut, Malit të Zi, Andorrës, Uzbekistanit dhe Luksumburgut. 

Rrugëtimi kuqezi drejt “EURO 2024”, Silvinjo barazon rekordin

kombëtarja shqiptare silvinjo

Lini një Përgjigje