TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2023, 17:24

Bajrami mund Berishën dhe Ismajlin, 7 gola në “derbin e shqiptarëve në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Bajrami mund Berishën dhe Ismajlin, 7 gola në “derbin e

Sasuolo ka bërë detyrën ndaj Empolit, duke fituar 3-4. Në “Stadio Carlo Castellani”, portieri shqiptar i Empolit, Etrit Berisha nxorri 3 herë topin nga rrjeta, duke e patur të pamundur të shmangë dopietën e Berardit dhe golat e Pinamontit dhe Henrikes. 

Golat e Kaputos, Facinit dhe Kovalenkos vlejtën vetëm për statistikë. Te Empoli titullar, ishte edhe mbrojtësi Ardian Ismajli. Në krahun tjetër, te skuadra nga Reggio Emilia, diçka më shumë se 10 minuta lojë edhe për Nedim Bajramin, që nuk mundi të lërë gjurmë. 

Në sfidën tjetër, ishte Frozinone ajo që mundi Xhenoan në shtëpi, me Arijon Ibrahimoviç që e nisi si titullar këtë takim. 
 

empoli sasuolo seria a

Lini një Përgjigje