TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2023, 19:39

Ringrihet Mançester Junajtid, talenti i ri ‘kopjon’ Runin, ‘Djajtë e Kuq’ dhurojnë shou në stadiumin e Evertonit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ringrihet Mançester Junajtid, talenti i ri ‘kopjon’ Runin,

Mançester Junajtid nuk fal, duke marrë një fitore të thellë në fushën e Evertonit. Në “Goodison Park”, vendasit u imponuan me shifrat 0-3, ndaj një kundërshtari që zhvilloi një lojë mjaft të mirë. Siparin e golave e hapi një perlë e sulmuesit të talentuar, Garnaço, i cili me një roveshatë fantastike, mposhti portierin Pikford. 


Në pjesën e dytë, gjërat u bënë edhe më të thjeshta për ekipin e Ten Haag. Një penallti e shndërruar në gol nga Rashford i dha qetësinë e duhur "Djajve të Kuq”, përpara se Martial të thellonte shifrat.

Me këtë rezultat, Mançester Junajtid afrohet me katër vendet e para dhe gjendet e gjashta. Në krahun tjetër, Evertoni renditet në vendin e parafundit. 

everton mançestet junajtid premier liga

Lini një Përgjigje