TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2023, 19:03

Zi në futbollin britanik, ndahet nga jeta ikona që udhëhoqi Anglinë drejt finales së Europianit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zi në futbollin britanik, ndahet nga jeta ikona që udhëhoqi

Futbolli anglez është në zi pas ndarjes nga jeta të ikonës së futbollit në ishull, Terri Venëbëlls në moshën 80-vjeçare. 

Ish-futbollisti dhe trajneri legjendar i “Tre Luanëve”, i cili i udhëhoqi ata deri në finalen e"EURO 1996” humbi betejën me një sëmundje të rëndë që luftonte prej kohësh. 
Si futbollist ai ka qenë pjesë e Çelsit, Totenhemit dhe QPR, ndërsa si trajner, përveç Anglisë, Venëbëlls ka drejtuar edhe Kristal Palas, Barcelonën, Totenhemin, Australinë dhe e mbylli me Lidsin në vitin 2002. 
  
Fëmija i vetëm i një familjeje punëtore, ai u rrit me gjyshin e tij, i cili i kaloi dashurinë për futbollin. Ai la shkollën në verën e vitit 1957 dhe nënshkroi për Çelsin si nxënës. U bë profesionist në vitin 1960 dhe në të njëjtin vit mori pjesë me ekipin e Britanisë së Madhe në turneun e Lojërave Olimpike në Romë. 
  
Ai ishte kapiteni dhe një nga faktorët kryesorë në sukseset e klubit në vitet 1960, duke fituar Kupën e Ligës më 1965, duke shënuar në finale kundër Leisterit. Por një incident me trajnerin e tij, Tomi Dohërti, bëri që ai të huazohej te Totenhemi për 80,000 stërlina në vitin 1966. Ai kishte bërë 202 paraqitje për Ç dhe kishte shënuar 26 gola. Luajti 115 ndeshje në ligë dhe shënoi 19 gola për Totenhemin, duke kulmuar me fitoren e Kupës FA të vitit 1967 ndaj klubit të tij të vjetër, Çelsit. 


 
Në qershor 1969, ai u transferua te QPR për 70,000 stërlina, duke luajtur 179 ndeshje dhe duke shënuar 19 gola. Ai përfundimisht u transferua te Kristal Palas më 1974 për të njëjtën tarifë, por luajti vetëm 14 ndeshje për ta përpara se të bëhej trajneri i tyre në qershor 1976. Ai bëri 2 paraqitje për ekipin kombëtar të Anglisë, më 1964 dhe është futbollisti i parë që luan për Anglinë në të gjitha nivelet e pjesëmarrjes ndërkombëtare, si student, me ekipet kombëtare të të rinjve, në Olimpiadë, me shpresat dhe me ekipin e parë. 
 
Ai filloi si trajner te Kristal Palas në 1974, si asistent i Malkolm Alison. Dy vjet më vonë ai e pasoi atë në pankinë, me Kristal Palas në Kategorinë e Tretë. Me sjelljen e lojtarëve të rinj, ai e bëri mediatik emrin Kristal Palas 'Ekipi i viteve 1980', duke treguar se ai kishte një të ardhme. Në tre sezone, ai e drejtoi skuadrën në dy ngjitje, në Divizionin e Parë Anglez. Pasuan katër vite në QPR. Në vitin 1980 me QPR në Kategorinë e Dytë, ai u promovua sërish dhe arriti në finalen e Kupës më 1982, por u mund nga Totenhemi. 

Siç shkruante “Blessed Football”, fama dhe suksesi i tij u bënë pasaportë për të marrë drejtimin teknik të Barcelonës. Ai nënshkroi në vitin 1984, ku fitoi pseudonimin 'El Tel'. Zbatoi skemën 4-4-2, të preferuarën e tij dhe u përpoq të shfrytëzonte maksimalisht aftësitë e gjermanit Bernd Shuster. Në tre vjet në Katalonjë, ai fitoi një kampionat në vitin 1985, të parën në 11-vjet dhe një Kupë të Ligës më 1986. Në të njëjtin vit ai arriti edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, por dështoi kundër Steauas së Bukureshtit, pasi u ndesh në ndeshjen e frikshme. Helmut Dukandam, i cili kapi katër penallti! 
 
Në nëntor 1987, ai u kthye në Angli dhe mori drejtimin e Totenhemit, me të cilin fitoi FA Cup më 1991. Në të njëjtin vit ai u bë CEO i klubit londinez, nën kryesimin e Alan Shugar, i cili ndërpreu kontratën e Vënebëlls më 14 maj të 1993. Në vitin 1993, ekipi kombëtar po kërkonte një trajner të ri, pas dorëheqjes së Graham Tejlor, i cili nuk ishte në gjendje të drejtonte Anglinë në Kupën e Botës 1994. Venables nuk kishte një ekip në atë kohë, por FA besonte se ai ishte kandidati më i mirë për vendin vakant, pavarësisht kritikave që hasi FA më në fund...pa dëshirë e rekruton atë më 1994. Pika kryesore e karrierës së tij vjen gjatë "EURO 1996”, kur Anglia arrin në gjysmëfinale, duke humbur ndaj Gjermanisë me penallti. Në 23 ndeshje me Kombëtaren u mund vetëm në një takim, atë për vendin e 3, (1-4) nga Holanda. Pas ekipit të Anglisë, ai mbajti shumicën e aksioneve te Portsmuthi dhe drejtoi ekipin kombëtar australian, me të cilin luajti në finalen e Kupës së Konfederatave në vitin 1997. Ai u eliminua nga Kupa e Botës 1998, nga Irani, pavarësisht barazimit 1-1 në Teheran dhe kryesonin 2-0 në pjesën e parë të ndeshjes së dytë! Në vitin 2000 ai u bë asistent i Brajan Robson te Midëllsbrou. 

Në vitin 2002 ai mori drejtimin e LLids Junajtid, nga i cili u largua në mars të vitit 2003. Në 2006 ai u bë asistent i Stiv Meklaren në ekipin kombëtar deri në shkarkimin e tij në nëntor 2007, pas eliminimit të Anglisë nga Kroacia për "EURO 2008”. Më 28 mars 2012 , ai iu bashkua klubit amator Uembli FC si këshilltar teknik. 

terri vënebëlls ish-trajneri i anglisë

Lini një Përgjigje