TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2023, 20:07

Tre fitore në 5 ndeshjet e fundit, Roma bën detyrën në shtëpi dhe kalon me sukses pengesën Udineze

Shkruar nga Pamfleti

Tre fitore në 5 ndeshjet e fundit, Roma bën detyrën në

Tre fitore në pesë ndeshjet e fundit. Roma ka bërë detyrën në shtëpi ndaj Udinezes, duke i mundur me shifrat 3-1. Minutat e para ishin mjaft të luftuara, nga të dyja palët. Ndeshja u zhbllokua pas një skeme në një goditje dënimi, ku Dibala dërgoi një top perfekt për Mançinin, i cili u tregua i saktë me kokë. 

Mysafirët nga Udine u përpoqën që të reagonin dhe u shpërblyen me gol në fillimin e pjesës së dytë. Francezi Tauvin finalizoi me sukses një aksion bardhezi, duke rikthyer balancat në takim. Për t’i rikthyer buzëqeshjen skuadrës së Murinjos mendoi Dibala, 10 minuta para fundit të takimit. Suksesi u vulos nga El Sharaui në minutat e fundit. 

roma udineze seria a

Lini një Përgjigje