TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2023, 21:28

Granada gati të kthehet andej nga erdhi, skuadra e Uzunit shkarkon trajnerin që e riktheu në La Liga

Shkruar nga Pamfleti

Granada gati të kthehet andej nga erdhi, skuadra e Uzunit shkarkon

Goli i Myrto Uzunit nuk i mjaftoi Granadës për të marrë të paktën një pikë në transfertën ndaj Deportivo Alavesh dhe tashmë ka ardhur vendimi, teksa ka shkarkuar trajnerin valencian Pako Lopez pas një fillimi të sezonit shumë larg pritshmërive, në të cilin bardhekuqtë kanë mundur të fitojnë një ndeshje të vetme. 

Para pushimit, klubi andaluzian kishte konfirmuar në detyrë Pako Lopez, por humbja e dhimbshme ndaj Alaveshit, një rival i drejtpërdrejtë dhe me skuadrën pa argumente për të konkurruar, ka përshpejtuar ngjarjet, duke çuar në largimin e trajnerit. Tashmë zëvendësuesi i tij do të jetë uruguajani Aleksandër Medina, i cili nuk ka përvojë në Evropë. 

Pako Lopez zbarkoi në Granada vitin e kaluar me misionin për të ringjallur një ekip të paqartë, i cili po largohej rrezikshëm nga lufta për promovim. Trajneri mundi të shtrydhte mirë burimet dhe të kthente situatën për të vulosur direkt rikthimin e bardhekuqve në kategorinë e lartë. 

Në këto 14 javë, Granada ka marrë 7 pikë, falë 1 fitoreje dhe katër barazimeve, shifra këto që e rendisin në vendin e parafundit të La Ligës. Në një situatë të tillë drejtuesit duan të ndryshonë diçka dhe synojnë të nisin një projekt të ri me një tjetër trajner. Për t’i shtuar kripë plagës, Granada u eliminua nga Kupa për shkak të një gabimi në protokoll. 

Myrto Uzuni e ka gjetur në 5 raste rrugën e rrjetës, duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës së bashku me Zaragoza. 


 
 
 

pako lopez ish-trajneri i granadës

Lini një Përgjigje