TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Nëntor 2023, 21:54

“Qava kur pash këtë”, vajza e Silvinjos publikon videon e festës së trajnerit brazilian me futbollistët e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

“Qava kur pash këtë”, vajza e Silvinjos publikon videon e

Trajneri Silvinjo është kthyer një ndër personat më të dashur të shqiptarëve për arsye se arriti të kualifikonte Shqipërinë në Europianin e vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Ai arriti të kthente lumturinë dhe shpresën te Kombëtarja dhe tifozët kuqezi. 

Shumë video qarkullojnë në rrjetet sociale në nder të tij, dhe së fundmi një e tillë është shpërndarë dhe nga vajza e teknikut brazilian. Aty shfaqet Silvinjo duke festuar me futbollistët e Kombëtares. 

Tati e ka publikuar në InstaStory me mbishkrimin: "Qava kur pashë këtë". 

 

https://rumble.com/embed/v3vf231/?pub=4

 

tati mendes vajza e silvinjos

Lini një Përgjigje