
#Juventusi dhe Interi barazojnë 1-1 në derbin e Italisë, të luajtur në Torino. Bardhezinjtë e Alegrit dominuan në minutat e para, duke kërkuar me ngulm golin e epërsinë. Zikaltërit humbën topin pranë mesit të fushës në minutën e 27, aty përfitoi Kieza që pas një sprinti futi topin në zonë, i cili u shfrytëzua në maksimum nga serbi, Dushan Vlahoviç.
Zikaltërit u kundërpërgjigjën shumë shpejt, duke bërë që festa juventine të zgjaste pak. I zakonshmi Lautaro Martinez barazoi shifrat, në minutën e 33. Në pjesën e dytë, skuadrat u kujdesën për të mos pësuar gol, në një sfidë kaq të rëndësishme.
Lini një Përgjigje