TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2023, 15:59

Erzeni “shuplakë” Tiranës, shijakasit fitojnë me rezultat minimal dhe marrin 3 tre pikë të arta për mbijetesën

Shkruar nga Pamfleti

Erzeni “shuplakë” Tiranës, shijakasit fitojnë me

Tirana është mposhtur në sfidën hapëse të javës së 14-të me rezultatin 1-0 përballë Erzenit në Rrogozhinë.

Ndryshe nga çfarë teknikut Julian Ahmataj dhe grupi i stafit e lojtarët prisnin, “bomberi” i “shijakasve”, Redon Mihana tund rrjetën e Abdullahut në minutën e 36’-të të ndeshjes, për të “vulosur” fillimisht avantazhin në pjesën e parë të ndeshjes.

Me fillimin e pjesës së dytë, “bardheblutë” u hodhën menjëherë në sulm dhe në minutën e 72’-të arritën të gjenin golin barazimit me kokë nga qendër mbrohtësi, Filip Najdosvki, mirëpo pas një “kosultimi” me arbtirin e dhomës “VAR”, Dyrmishi vendosi të anëullojë golin e “bardhebluve”, me rezutlatin që mbeti i palëvizur deri në fund.

Falë kësaj fitoreje Erzeni ngjitet në vendin e 6-të të tabelës, me 16 pikë, ndërsa “bardheblutë” e Tiranës mbeten po në vendin e 3-të, ku ishin, por kësaj here me 21 pikë, duke i dhënë mundësin kryesuesve të shkëputen edhe më shumë.

tirana erzeni

Lini një Përgjigje