TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2023, 15:15

Myrto Uzuni me trajner të ri, Granada ndryshon drejtuesin e pankinës

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni me trajner të ri, Granada ndryshon drejtuesin e pankinës

Klubi spanjoll i futbollit, Granda në të cilin luan dhe sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni, ka zyrtarizuar Aleksandër Medina si trajnerin e ri të saj.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi spanjoll përmes një deklaratë për mediat. Ai zëvendëson Pako Lopezin i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Tashmë sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni ka një trajner të ri dhe do të shpresojë të mos ndryshojë pozicioni dhe minutat e tij në skuadër.

Sulmuesi shqiptar është golashënuesi më i mirë për Granatan deri në këto momente të sezonit me 5 gola dhe 14 asiste, 5 gola ka dhe Bryan Zaragoza por me një asist më pak se shqiptari.

Vlen për tu parë sesi do të ndryshojë dhe sa do të ndikojë trajneri i ri tek karriera dhe perfomanca e sulmuesit shqiptar.

granada uzuni pankina

Lini një Përgjigje