TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Maj 2026, 10:16

Serie A luan sot javën e parafundit, pesë sfida në orën 12:00; vëmendja te Roma-Lazio

Shkruar nga Pamfleti
Serie A luan sot javën e parafundit, pesë sfida në orën
Nga një derbi mes Lazios dhe Romës në Serie A

Serie A do të zhvillojë këtë të diel raundin e 37-të, ose të parafunditin e sezonit, me të gjitha ndeshjet të shpërndara në katër fashë orare të ndryshme.

Edhe pse Interi e ka siguruar matematikisht titullin kampion dy javë më parë, gara mbetet e hapur për zonën evropiane dhe për ekipin e fundit që do të bjerë nga kategoria.

Skuadra zikaltër do të festojë sot titullin me tifozët në stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe më pas në rrugët e Milanos, pasi kjo është ndeshja e fundit në shtëpi për këtë sezon.

Pesë ndeshjet e para të ditës do të luhen në orën 12:00, një orar jo i zakonshëm për futbollin italian. Ky ndryshim lidhet me zhvillimin e finales së turneut të tenisit “Italian Open”, ku në orën 17:00 në Romë do të përballen Jannik Sinner dhe Casper Ruud.

Për këtë arsye, derbi mes Romës dhe Lazios do të luhet në mesditë. Në të njëjtin orar do të zhvillohen edhe sfidat Como - Parma, Genoa - Milan, Juventus - Fiorentina dhe Pisa - Napoli, me disa prej këtyre skuadrave që luftojnë për një vend në kupat evropiane.

Në orën 15:00, Interi pret Veronën, skuadër që tashmë ka rënë në Serie B. Para ndeshjes në “Meazza” do të zhvillohet ceremonia festive, ndërsa pas përfundimit të takimit do të dorëzohen medaljet dhe trofeu i kampionit.

Festimet e zikaltërve do të vazhdojnë më pas në rrugët e Milanos me autobus të hapur dhe do të mbyllen në sheshin “Duomo”, ku futbollistët do të përshëndesin tifozët.

Në orën 18:00 luhet sfida Atalanta - Bologna, ndërsa tre ndeshjet e fundit të mbrëmjes janë programuar në orën 20:45. Cagliari përballet me Torinon, Sassuolo pret Leccen dhe Udinese sfidon Cremonesen.

Raundi i fundit i Serie A do të zhvillohet të dielën e ardhshme, kur do të përcaktohen përfundimisht skuadrat që do të sigurojnë pjesëmarrjen në Evropë dhe ato që do të mbijetojnë në elitën e futbollit italian.

Serie A, java e 37-të:

12:00

Roma - Lazio
Como - Parma
Genoa - Milan
Juventus - Fiorentina
Pisa - Napoli
15:00

Inter - Verona
18:00

Atalanta - Bologna
20:45

Cagliari - Torino
Sassuolo - Lecce
Udinese - Cremonese

Renditja:

Serie A luan sot javën e parafundit, pesë sfida në orën

Lini një Përgjigje