TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2026, 20:42

“Nuk ka skonto për Ernest Muçin”, Beshiktashi shton presionin ndaj Trabzonsporit: Merreni ose lëreni!

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk ka skonto për Ernest Muçin”, Beshiktashi shton
serdal adali-ernest muçi

Beshiktashi nuk ka ndërmend të negociojë për Ernest Muçin. Presidenti i klubit turk, Serdal Adali, ka mbajtur qendrim të prerë: çdo skuadër që dëshiron të sigurojë kartonin e sulmuesit kuqezi duhet të paguajë plot 12 milionë euro, pa asnjë ulje të çmimit.

Merreni ose lëreni, zero skonto për Eresnt Muçin”, ishin fjalët e Serdal Adali.

Prej javësh në mediat turke qarkullonte ideja se Trabzonspori mund ta transferonte Muçin për rreth 8.5 milionë euro, por sipas raportimeve të fundit kjo shumë nuk ka qenë reale. Beshiktash vazhdon ta vlerësojë futbollistin shqiptar me 12 milionë euro, shifër që duket se ka penguar klubin nga Trabzoni të mbyllë marrëveshjen.

Trabzonspori ka kërkuar prej kohësh një skonto, por drejtuesit e Beshiktashit nuk kanë lëvizur nga kërkesat e tyre financiare.

Edhe vetë Ernest Muçi u shfaq i paqartë për të ardhmen e tij pas sfidës ndaj Gençlerbirligin, ku realizoi një gol spektakolar dhe ndihmoi skuadrën të siguronte kualifikimin në finalen e Kupës së Turqisë.

Megjithatë, një gjë mbetet e qartë: dëshira e lojtarit është të vazhdojë te Trabzonspori. Palët kanë afat deri më 20 maj për të arritur një marrëveshje përfundimtare. Nëse deri në atë datë Trabzonspori nuk pranon të paguajë 12 milionë eurot e kërkuara, Muçi do të rikthehet te Beshiktashi, klub që zotëron kartonin e tij.

ernest muçi serdal adali presidenti i beshiktashit

Lini një Përgjigje