Me përfundimin e ndeshjes “play-out” mes Teutës dhe Pogradecit, është kompletuar zyrtarisht lista e skuadrave që do të marrin pjesë në sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Durrsakët arritën të triumfonin në sfidën vendimtare, duke siguruar qendrimin në elitën e futbollit shqiptar.
Ndërkohë, sezoni i ri do të sjellë ndryshime të rëndësishme në përbërjen e kampionatit. Flamurtari dhe Bylisi nuk arritën të mbijetonin, duke rënë në Kategorinë e Parë.
Në anën tjetër, Skënderbeu dhe Laçi rikthehen në Superiore pas vetëm një sezoni mungesë. Korçarët pritet të jenë ndër skuadrat pretendente, sidomos me përfundimin e dënimit që ka penalizuar klubin në vitet e fundit, ndërsa Laçi mbetet një ekip që tradicionalisht ka luajtur rol të rëndësishëm në kampionatin shqiptar.
Kështu, në sezonin e ardhshëm të Kategorisë Superiore do të garojnë: Vllaznia, Elbasani, Egnatia, Dinamo, Partizani, Tirana, Vora, Teuta, Skënderbeu dhe Laçi.
Skuadrat do të luftojnë për titullin kampion, pjesëmarrjen në kupat europiane, por edhe për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.
Skuadrat pjesëmarrëse në Abissnet Superiore për sezonin 2026-2027:
1-Dinamo
2-Egnatia
3-Elbasani
4-Laçi
5-Partizani
6-Skënderbeu
7-Teuta
8-Tirana
9-Vora
10-Vllaznia
Lini një Përgjigje