
Pas humbjes ndaj Atalantës, Roma ka rigjetur fitoren, këtë herë në transfertën ndaj Leçes, me shifrat 0-2, ndeshje e vlefshme për javën e 18 të Serisë A.
Evan Ferguson zhbllokoi shifrat që në minutën e 14, skocezi shënoi pas asistit të Paulo Dibalës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Romën.
Goli i sigurisë erdhi në minutën e 70 nga Artem Dovbik, i cili shënoi pas një topi të nisur nga goditja e këndit. Roma fiton 0-2 dhe ngjitet në vendin e 4 me 36 pikë, 3 pikë më pak se Interi kryesues, por zikaltrit kanë dy ndeshje më pak.
Leçe mbetet në vendin e 16 me 17 pikë. Ylber Ramadani e nisi titullar dhe luajti për 64 minuta, ndërsa Medon Berisha vazhdon të jetë i dëmtuar.
Lini një Përgjigje