TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Janar 2026, 17:54

Tronditet Meksika, zbulohen mbi 400 qese me mbetje njerëzore pranë stadiumit ku do të zhvillohet Kampionati Botëror

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet Meksika, zbulohen mbi 400 qese me mbetje njerëzore pranë

Një ngjarje e rëndë është zbuluar pak minuta më parë në “Akron Stadium”, një nga stadiumet e Meksikës ku do të luhet Kampionati Botëror.

Janë zbuluar mbi 400 qese me mbetje njerëzore të gjetura në varre në Zapopan, Guadalahara, Meksikë - një vend ku do të zhvillohet Kupa e Botës 2026. Kërkimet nga grupe si Guerreros Buscadores de Jalisco i zbuluan ato në vende si Las Agujas (270 çanta) dhe Lomas del Refugio (mbi 100 çanta) nga fundi i vitit 2024 deri në dhjetor 2025.

Kjo është e lidhur me krizën e Meksikës me mbi 130,000 persona të zhdukur, shpesh të lidhur me kartelet e drogës. Autoritetet po hetojnë, por shqetësimet vazhdojnë për sigurinë dhe pandëshkueshmërinë përpara turneut më madhor të futbollit botëror.

Kupa e Botës do të startojë më 11 qershor dhe mbyllet me finalen e madhe më 14 korrik. Meksika ndodhet në grupin A ku do të ndeshet me Afrikën e Jugut, Korenë dhe fituesin e “play off-it” D mes Danimarkës, Maqedonisë së Veriut, Çekisë ose Irlandës.

"akron stadium" mbetjet njerëzore

Lini një Përgjigje