
Edon Zhegrova shumë shpejt mund të mos jetë futbollisti i vetëm shqiptar te Juventus. “Tuttosport” zbulon se bardhezinjtë interesohen për portierin e Kosovës, Aro Muriç, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Serinë A, ku është i huazuar te Sasuolo.
27-vjeçari ka bërë deri tani një sezon fantastik, ku falë perfomancave të tij, ka fituar vëmendjen e Juventusit, por edhe ekipeve të tjera të njohura. Kartonin e Aro Muriç e kanë anglezët e Ipsuiçit.
Duke parë pasigurinë e shfaqur vazhdimisht nga Mikele Di Gregorio, Juventusi ka hedhur sytë nga Aro Muriç. Deri tani nuk flitet për ofertë dhe shifra ekonomike, pasi jemi ende në fazat fillestare.
Lini një Përgjigje