TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Janar 2026, 17:19

Fabio Capello shpërthen ndaj arbitrave: Janë mafia, marrin shumë vendime të gabuara

Shkruar nga Pamfleti
Fabio Capello shpërthen ndaj arbitrave: Janë mafia, marrin shumë
Fabio Capello

Trajneri Fabio Capello ka lëshuar deklarata shumë të forta ndaj arbitrave dhe mënyrës sesi përdoret teknologjia VAR në futbollin modern. Trajneri legjendar italian ka kritikuar ashpër faktin që ish-futbollistët dhe ish-trajnerët nuk përfshihen në vendimmarrje, duke e cilësuar sistemin aktual si të gabuar dhe larg realitetit të lojës.

Arbitrat janë mafia. Nuk duan të mbështeten te ish-futbollistët për VAR-in, te njerëz që njohin lëvizjet e futbollit, gjestet që bën një lojtar për të ndaluar apo për të ndihmuar veten”, u shpreh Capello.

Sipas tij, shumë vendime janë të pasakta sepse merren nga njerëz që nuk e kanë përjetuar kurrë lojën në fushë.

“Shpesh marrin vendime të gabuara, sepse nuk kanë luajtur vetë. Një lojtar preket në fytyrë, hidhet dhe ata vërshëllejnë. Pse vërshëllen? Kjo gjë më çmend”, tha ai.

Capello ka propozuar edhe një zgjidhje konkrete për përmirësimin e situatës, duke sugjeruar përfshirjen e ish-lojtarëve ose ish-trajnerëve në procesin e vendimmarrjes së VAR-it.

“Duhet të vendosin dikë, një ish-lojtar ose ish-trajner, që t’i thotë arbitrit: ‘Mua nuk më duket penallti’”, theksoi Capello.

Ai zbuloi gjithashtu se në bashkëpunim me UEFA-n janë analizuar 20 penallti të akorduara, të cilat janë rishikuar nga ish-lojtarë dhe ish-trajnerë. Rezultati, sipas Capellos, ishte alarmant: vetëm 6 prej tyre ishin realisht penallti, ndërsa 14 të tjerat ishin vendime të gabuara.

capello arbitrat mafia

Lini një Përgjigje