
Supersfida e javës së 20 në Premier Ligë, mes Mançester Sitit dhe Çelsit është mbyllur në barazim 1-1. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por një dominimin më i madh i “Qytetarëve”, të cilët patën raste më të shumta. Vendimtar për Sitin ishte goli i Tixhani Reijnders. Holandezi shënoi me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës në minutën e 42. Pak minuta më parë, Erling Haland ishte i pafat, pasi shtylla i mohoi një supergol.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit. Pavarësisht rasteve për të dyja ekipet, rezultati ndryshoi në minutat shtesë, ku Enzo Fernandez barazoi për “Blutë”, duke përfituar nga një top në zonë i Malo Gusto dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes vendase. Donaruma priti tentativën e parë të argjentinasit, por jo të dytën.
Rezultati final, 1-1. Ky barazim duket se i leverdis më shumë Arsenalit. Mançester Siti mban vendin e dytë me 42 pikë aq sa dhe Aston Vila, 6 pikë më pak se Arsenali i vendit të parë. Chelsea në vendin e pestë me 31 pikë. Lajmi tjetër i keq për Pep Guardiolën ishte dëmtimi i Josko Gvardiol, kroati la fushën duke çaluar.
Lini një Përgjigje