
Reali e ka nisur me fitore vitin 2026, duke fituar në “Santiago Bernabeu”, 5-1 ndaj Real Betis, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga.
Madrielnët erdhën me disa mungesa “big” në këtë takim si Kolian Mbape, Aleksandër Arnold, Dean Hujisen dhe Eder Miliato, të dëmtuar. Ndërsa Brahim Diaz mungon për shkak të pjesëmarrjes me Marokun në Kupën e Kombeve të Afrikës. Megjithatë, protagonistë në fitoren e sotme ishin lojtarë të stolit si Gonzalo Garsia dhe Raul Asenssio.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për madrilenët, falë golit të Gonzalo Garsias në minutën e 20. Sulmuesi shënoi me kokë pas një skeme perfekte nga goditja e dënimit. Rodrigo krosoi në zonë, Gonzalo Garsia dërgoi topin në rrjetë.
Në fillim të pjesës së dytë, Gonzalo Garsia dyfishoi shifrat, këtë herë me një gol spektakolar, pas një kontrolli perfekt të topit të asistuar nga Federiko Valverde, sulmuesi e dërgoi në rrjetë me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 56-të, erdhi goli i tretë. Rodrigo krosoi nga këndi, Raul Asenssio i harruar në zonë, shënon me kokë. Në minutën e 66, Kuço Hernandez shënoi golin e vetëm për Betis, pas një kundërsulmi të shpejtë.
Në minutën e 82, Gonzalo Garsia kompletoi hat-trickun e tij, duke shënuar me finte, pas asistit të Arda Gyler. Në minutën e fundit shtesë, i papërbajtshmi Gonzalo Garsia shënoi golin e katërt personal dhe të pestin për Realin ee Madridit, pas asistit të Federiko Valverdes.
Reali i Madridit fiton 5-1 dhe mban vendin e dytë me 4 pikë më pak nga Barcelona kryesuese.
Lini një Përgjigje