
Mançester Junajtid duket se ka harruar pjesën e parë të sezonit, ku për një periudhë kohe u duk se po kthehej mes skuadrave me pretendime të mëdha në Premier Ligë.
Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim është ndalur sot në një barazim 1-1 përballë Lidsit, duke rrëshqitur përsëri në renditjen e kampionatit anglez. Aronson i dha avantazhin Lidsit në minutën e 62 të ndeshjes, por vetëm 3 minuta me vonë Zirkze gjeti me saktësi Kunjan i cili shënoi golin e barazimit.
Ky ishte goli i katërt në këtë sezon i sulmuesit të afruar gjatë verës, por që mjaftoi vetëm për një pikë për Mançester Junajtid, që e sheh tashmë veten në vendin e 5, i rrezikuar për ta humbur edhe këtë pozicion pas një serie ndeshjesh ku ka shënuar vetëm 1 fitore në 5 të fundit.
Lini një Përgjigje