TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2026, 20:34

Arsenali e nis vitin me këmbën e mbarë, “Topçinjtë“ mposhtin Bërnmuthin dhe thellojnë diferencën me kryesuesit

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali e nis vitin me këmbën e mbarë,

Arsenali mori një fitore me peshë ndaj Bërnmuthit në këtë fillim viti në Premier Ligë, teksa e mundi me rezultatin 3-2 duke thelluar diferencën me skuadrat ndjekëse të tij në klasifikim.

Ishte Bërnmuth ai që mori avantazhin që në minutën e 10 të sfidës me Evanilson. Arsenali reagoi dhe 6 minuta më vonë riktheu ekuilibrin në rezultat me golin e Gabriel. Në minutat në vazhdim, Bërnmuthi u duk disi më kërkues, por skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rezultatin 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, Bërnmuthi pati një mundësi shënimi me Bruks, por ky i fundit u tregua i pasaktë. Menjëherë pas këtij momenti “Topcinjtë” ndëshkuan kundërshtarët, teksa në minutën e 54  shënuan golin që përmbysi rezultatin në 2-1 në favor të tyre me Deklan Rajs.

Në minutën e 71, Rajs bëri që tifozët e Arsenalit të festonin sërish, teksa shënoi golin e 3 për londinezët, duke plotësuar edhe dygolëshin personal. Por historitë nuk u mbyllën këtu, pasi në minutën e 81, Bërnmuthi rihapi llogaritë, teksa shkurtoi diferencën në 2-3 me golin e shënuar nga Krupi. Gjithsesi deri në përfundim të ndeshjes, Bërnmuthi nuk mundi të bënte më shumë dhe sfida u mbyll me rezultatin 3-2 për Arsenalin që shkon në kuotën e 48 pikëve, duke e çuar në 6 pikë diferencën me Aston Vilën dhe për momentin në 7 me Mançester Sitin.

arsenal bërnmuth premier liga

Lini një Përgjigje