TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2026, 19:30

Rival me Myrto Uzunin, nisin bisedimet për transferimin e mesfushorit shqiptar në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Rival me Myrto Uzunin, nisin bisedimet për transferimin e mesfushorit

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, pritet të vazhdojë karrierën në SHBA. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Rumania. Bëhet me dije se pronari i CFR Kluzh, Nelutu Varga është në negociata të avancuara me DC Junajtid për shitjen e Korenicës.

Edhe pse marrëveshja nuk është mbyllur ende, burime pranë klubit bëjnë të ditur se shanset për realizimin e saj janë shumë të mëdha.

Bisedimet mes palëve po zhvillohen rreth shumës 4 milionë euro, një shifër që do të ishte shumë e rëndësishme për Kluzh, sidomos në kushtet e vështirësive financiare me të cilat po përballet klubi.

Korenica u bashkua me Kluzhin rreth një vit e gjysmë më parë nga Manisa dhe ka qenë një nga lojtarët më të qendrueshëm të skuadrës. Gjatë këtij sezoni, ai ka realizuar 6 gola dhe ka regjistruar 7 asistime në 29 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

meriton korenica futbollisti shqiptar dc junajtid

Lini një Përgjigje