TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2026, 18:22

Dërgoi Bullgarinë në gjysmëfinale në “SHBA 1994”, ndahet nga jeta trajneri Dimitar Penev

Shkruar nga Pamfleti

Dërgoi Bullgarinë në gjysmëfinale në “SHBA

Futbolli bullgar mban zi për Dimitar Penev. Trajneri që drejtoi kombëtaren bullgare deri në gjysmëfinalen e Botërorit të vitit 1994 të mbajtur në SHBA, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.

Federata Bullgare e Futbollit bëri të ditur lajmin e hidhur të Penev këtë të shtunë duke theksuar se ai ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Dimitar Penev është një prej figurave më të njohura në historinë e futbollit bullgar.

Vendi i katërt i kësaj përfaqësueseje në Botëorin e vitit 1994 mbetet suksesi më i madh i tij. I konsideruar si një prej mbrojtësve më të mirë në vendin e tij, Dimitar Penev ka luajtur 364 ndeshje në kampionat me CSKA e Sofjes duke shënuar 25 gola.

dimitar penev ish-trajneri i bullgarisë

Lini një Përgjigje