TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2026, 19:08

“Futbolli më shpëtoi mua, jo miqtë e mi që mbetën të vrarë”, rrëfimi i Matuzalem: Novelino më nxori nga burgu

Shkruar nga Pamfleti

“Futbolli më shpëtoi mua, jo miqtë e mi që mbetën

Franselino Matuzalem ka bërë gjithë jetën e tij tatuazh në lëkurën e tij. Në dorën e djathtë është ai që jep një pasim të gjatë me fanelën e Xhenoas. Në krahun e majtë, emri i një mikut të tij që nuk jeton më. ‘Herë pas here e shoh që të kujtohem se pa futbollin jeta ime do të ishte në burg ose në varr si miqtë e mi më të cilët jam rritur’. Matuzalem tashmë 45 vjeç, aktualisht jeton në Monterosi, jashtë Romës, me partneren dhe 5 fëmijët e tij dhe ai tani tregon gjithçka në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’.

‘Futbolli më shpëtoi jetën’. Matuzalem, nisim që këtu

Deri në moshën 15-vjeçare luaja në rrugë në një lagje të varfër, plot me të papunë dhe kriminelë. Dikush mori një tjetër rrugë, dy të tjerë me të cilët isha i lidhur, u vranë. Shpërndarje droge. Ndonjëherë edhe unë isha mes tyre’.

Dhe si shpëtuat?

‘Falë Bahias. Pa të nuk do të isha këtu. Babai punonte në një ndërmarrje, nëna ime ishte shtëpiake. Njëherë u arratisa në orën 05:00 për të luajtur një turne. Kur më gjetën, babai im donte të më jepte shpulla, por unë fitova trofeun e lojtarit më të mirë. Ishte shpëtimi im’.

Si erdhët në Evropë?

Etapa e parë ishte Napoli, vera e 1999. Filipo Fusko më pa të luaja në Botërorin U-20 me Brazilin. Ishte edhe Ronaldinjo që bënte xhonglime me portokalle. Isha 19 vjeç. Pas disa ndeshjeve pyeta kur do të luanim kundër Juventusit dhe Milanit. M’u përgjigj: ‘Epo, ndoshta vitin tjetër’. Ishim në Serinë B dhe unë as nuk e dija’.

Si ishte impakti me Italinë?

Për një muaj kam konsumuar vetëm pizza dhe Coca Cola. Jetoja vetëm, nuk dija të gatuaja e as të vija në punë lavatriçen e rrobave pa shkatërruar gjithçka, por kisha një ëngjëll; Valter Novellino. Kur zgjohesha, vinte e më mirrte në shtëpi: ‘Brazilian, ka stërvitje’. Pa tek unë organizatorin që kisha brenda meje. Te Napoli isha si zot, sa keq për rënien nga kategoria në vitin e dytë, pas ngjitjes në Serinë A’.

Është e vërtetë që Valter erdhi t’ju marrë në burg?

Po, isha brenda për një sherr me disa tifozë. Mbeta i njëjti person, nga Brazili në Serinë D, ku mbylla karrierën si futbollist më 2018. Në Monterosi u dënova me 3 muaj skualifikim…’

Sivilia na tha: Matu ishte pak Pirlo dhe pak Gatuzo

Kapiteni më ka për zëmër, këta janë monstra, por mes fitores së një kontrasti dhe dhënies së një asisti, zgjedh të parin gjithë jetën. Tani ka pak lojtarë si unë. Nuk e di sa do të vleja, por do të luaja gjithë jetën. Sot kampionët e vërtetë nuk ekzistojnë? Haland? Jamal? Nuk e di nëse do të luante me Spanjën e fenomenëve.

Dikush ju ka përkufizuar ‘kasap’ për shkak të ndërhyrjeve të rënda. Kishin të drejtë?

Nuk kam bërë kurrë ndërhyrje për të dëmtuar, as ndaj Brokit dhe Krstiçiç, dy rrëshqitjet më të diskutuara. Me Kristian Brokin komunikojmë ende dhe njerëzit nuk e dinë. E mora në telefon pas asaj ndërhyrjeje në Xhenoa-Lacio më 2013 dhe këtu dikush flet kot në ajër’.

Baronio ju akuzoi se e bëtë me qëllim

Ishte një faull i rëndë, por jo i qëllimshëm. E vërteta është ndryshe; më 2009-2010 me Balardinin, Baronio luante vetëm sepse Ledesma ishte jashtë skuadre bashkë me Pandev. Unë dhe Liktshtajner shkuam te trajneri për t’i kërkuar që të kthente Kristian. Baronio e dinte mirë se nëse ai do të kthehej, nuk do të luante më dhe në fakt kështu ndodhi. Ishte ziliqar. Njerëzit më fyenin për shkak të tij, por pas atij faulli mora avionin me…Lacion’.

Aty ku për dikë ju ishit ‘Profesori’

Meritë e Rejas që shihte shumë tek unë. Ma tha pas asistit për Klosen në derbi, në minutën e fundit, në një ndeshje Lacio-Roma absurde. Çfarë kampioni Miro; pas stërvitjes i fuste topat në thes vetë, në Formelo. Kur mori numrin 11 në fanelë që në fillim ishte i imi, kërkoi ndjesë’.

Meqë ra fjala te kampionët; Baxhio te Breshia?

Pata fatin të shënoj 2 gola në ditën e lamtumirës së tij nga futbolli në “San Siro“. Më thoshte se kisha shumë talent, por që duhet të sillesha më mirë. Ia vura veshin shumë pak’.

Po për Guardiolën çfarë mund të na thuash?

Më 2003 luanim së bashku, por ai ishte më shumë i kënaqur se unë: Matu, është kënaqësi që të të shohësh të luash’. E donte stilin tim të rrugës. Një herë më tha se do të më merrte në Barcelonë për të qenë truproja e tij. Breshia e asaj kohe sot do të luante në Ligën e Kampioneve. Macone ishte si një baba’.

Tjetër kujtim; Klaudio Lotito

Hyra në 21:00 për të firmosur, dola në orën 03:00 të mëngjesit. E zinte gjumi, ishte i madh. Kur më nxori jashtë skuadre, ishte faji im, u ktheva vonë nga pushimet. Lacio ishte një pjesë e jetës dhe tifozët e kujtojnë akoma golin vendimtar në Superkupë ndaj Interit, me hundë, më 2009. Më i shëmtuari nga të gjithë’.

Ndonjë prapaskenë merkatoje për të zbuluar?

Isha pranë kalimit te Milani e sidomos te Roma. Takova Spalettin në hotel në kohët e Shakhtar Donjetsk. Atje pata trajnerin më të mirë; Luçesku’.

Ndonjë debat ke pasur?

Me Balardinin te Xhenoa. Më shihte si gjysmësulmues. Telefonova Preciosin dhe u ktheva organizator’.

Ndonjë keqardhje?

Që nuk kam luajtur kurrë një botëror me Brazilin’.

Një ves që nuk e ke lënë kurrë

Gjithnjë kam pirë duhan pas ndeshjeve’.

Për të ardhmen çfarë synon?

Dua të jem trajner dhe t’u mësoj teknikën fëmijëve. Sot nuk është askush që e bën këtë’.

franselino matuzalem

Lini një Përgjigje