TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2026, 18:44

Bërnli i Brojës drejt rrugës për në Championship, “Ujqërit” e bëjnë ‘sefte’ në Premier Ligë

Shkruar nga Pamfleti

Bërnli i Brojës drejt rrugës për në Championship,

Armando Broja e nisi vitin 2026 si titullar për Bërnlin, në transfertën ndaj Brajtonit, ku vendasit fituan 2-0. Broja luajti për 64 minuta, por pa arritur dot të gjente golin.

Bërnli renditet në vendin e 19me vetëm 12 pikë dhe rënia në Championship duket e pashmangshme. Brajtoni shënoi nga një gol në secilën pjesë dhe pas kësaj fitoreje renditet në vendin e 8 me 28 pikë duke qenë në lojë për një vend për në Kupat e Europës.

Ndërkohë, viti 2026 ka nisur me një befasi të bukur për Ullverhempton. “Ujqërit” kanë marrë fitoren e parë për këtë sezon pas 20 javësh, duke mposhtur në shtëpi 3-0 Uest Hemin, falë tre golave në pjesën e parë, por sërish renditen në fund me vetëm 6 pikë.

bërnli ullverhempton brajton

Lini një Përgjigje