TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Janar 2026, 20:03

Juventusi e nis me zhgënjim vitin 2026, Xhonatan Devid “i bën gjëmën” bardhezinjve

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi e nis me zhgënjim vitin 2026, Xhonatan Devid “i bën

Juventusi e ka nisur me zhgënjim vitin 2026 duke barazuar në ndeshjen e parë 1-1 ndaj Leçes, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 18 në Serinë A.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë, falë golit të Lamek Banda, pas një topi të humbur në zonë në mënyrë fatale nga Andrea Kambiaso. Sulmuesi nga Zambia nuk fali dhe mposhti Di Gregorion.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime te bardhezinjtë, Zhegrova hyri në vendin e Konseisaos. Në minutën e 49, Ueston MekKeni barazoi shifrat për Juventusitn, pas asistit të Kenan Jilldiz.

Në minutën e 66, bardhezinjtë patën shansin e artë të kalonin në avantazh, por Xhonatan Devid gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës. Rezultati final, 1-1.

Juventusi mbetet në vendin e pestë me 33 pikë, ndërsa Leçe në vendin 16 me 17 pikë. Ylber Ramadani luajti titullar për Leçen, ndërsa Medon Berisha është i dëmtuar.

juventus leçe seria a

Lini një Përgjigje