TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2026, 15:36

Amir Rrahmani tani është “bomber”, askush si qendërmbrojtësi në 5 sezonet e fundit në Serinë A (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Amir Rrahmani tani është “bomber”, askush si

Amir Rrahmani është kthyer në një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serinë A, si pjesë shumë e rëndësishme e sukseseve të Napolit, mes të cilëve fitorja e dy titujve kampion. Por pavarësisht rolit që mban në fushë, ai shpesh e sheh veten edhe mes golashënuesve.

Këtë e tregoi edhe në sfidën e sotme ndaj Lacios, kur në pesën e parë të ndeshjes, me një goditje perfekte me kokë, tundi rrjetën e portës kundërshtare.

Sipas “Opta”, Rrahmani është qendërmbrojtësi që ka shënuar më shumë në 5 sezonet e fundit në Serinë A, duke filluar nga ai 2021-2022. Ky ishte goli i 11 i qendërmbrojtësit në kampionat, si askush tjetër që mban të njëjtin rol me të në fushë.

amir rrahmani qendërmbrojtësi shqiptar napoli

Lini një Përgjigje