TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2026, 17:06

Mediat angleze justifikojnë paraqitjen e dobët të Brojës: Po ushqehej me thërrime

Shkruar nga Pamfleti

Mediat angleze justifikojnë paraqitjen e dobët të Brojës: Po

Armando Broja nuk ia doli të linte shenjë në ndeshjen e fundit të skuadrës së Bërnlit, ku u mund me shifrat 2-0 nga Brajtoni në transfertë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte rrallëherë i rrezikshëm në këtë sfidë për mbrojtjen kundërshtare, duke luftuar shpesh i vetëm me shumë futbollistë dhe asnjëherë në pozicion për të tentuar portën. Ai u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërsa në mediat angleze, mori vlerësime të ulëta, ashtu si edhe pjesa tjetër e ekipit.

“Burnley Express”, portali që i kushtohet klubit, i ka vendosur notën 5, por edhe justifikon sulmuesin shqiptar për këtë paraqitje.

Nuk na kujtohet që të ketë patur ndonjë ndikim në ndeshje, por ai u detyrua që të ushqehej me thërrime, duke i munguar çdo lloj shërbimi nga ekipi”, shkruhej në komentin që shoqëronte notën e Brojës.

 

armando broja sulmuesi shqiptar bërnli

1 Komente

  1. K
    Kuw e Zi

    Kur kolektivitetit I mungon pasimi te Broja,kjo ka shume????Lufte per ekzistence..shoqeria e vjeter ne ekip..luftin Brojen.

    Lini një Përgjigje