TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2026, 16:44

Tomas Strakosha lë pas Nojer dhe Kurtua, gardiani kuqezi spektakolar me Shqipërinë dhe Greqinë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Tomas Strakosha lë pas Nojer dhe Kurtua, gardiani kuqezi spektakolar me

Tomas Strakosha padiskutim është një nga portierët më të mirë që ka Shqipëria në gjirin e saj. Por jo vetëm kaq. Gardiani i portës është ndër më të mirët në vitin 2025.

Sipas statistikave të publikuara nga “Transfermarkt” shihet se shqiptari është i 4-ti në listën e mbajtjes së portës së paprekur. Saktësisht në 44 ndeshje, gardiani i portës nuk ka pësuar gol në 22 raste, duke bërë që të jetë një lider për Kombëtaren shqiptare dhe AEK-un e Athinës në Greqi.

Paraqitjet e tij spektakolare dhe pritjet e tij kanë bërë që 30-vjeçari të lërë me “kilometra” pas emra “big” si Manuel Nojer dhe Tibo Kurtua. Madje gardiani gjerman nuk duket gjëkundi në këtë listë, teksa belgu është plot 6 vende poshtë Strakoshës.

Gjithashtu poshtë shqiptarit janë edhe Kosta, Simon apo Raja, teksa më mirë se lideri i Kombëtares kanë bërë Trubin, Donaruma dhe Kobel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Transfermarkt (@transfermarkt_official)

tomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje