TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Janar 2026, 19:44

“Kostumet sportive që po bëjnë xhiron e botës“, krahasimi epik i “Marca”-s mes Maduros dhe Vedat Muriqit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Kostumet sportive që po bëjnë xhiron e botës“,

Arrestimi i Presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro mbetet epiqendra e lajmeve në të gjithë botën. Së fundmi, ka qarkulluar një fotografi e Maduros, ku duket me veshje sportive “Nike” dhe me një shishe uji në duar.

Prestigjiozja e njohur “Marca” ka bërë një krahasim mes veshjes së Maduros dhe asaj të sulmuesit “dardan” të Majorkës, Vedat Muriqi.

Në postim shkruan: “Kostumet sportive që po bëjnë xhiron e botës… edhe në La Liga”.

Natyrisht, një publikim i tillë është bërë në kuadrin e një shakaje. Kujtojmë që Maduro u kap nga forcat amerikane pas një operacioni që zgjati vetëm pak orë.

nikolas maduro presidenti i venezuelës vedat muriqi

Lini një Përgjigje