
Kanë përfunduar 4 takimet e radhës për javën e 20 në Premier Ligë. Liverpuli ka zhgënjyer sërish duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Fulhamit. Pjesa e parë në “Craven Cottage” u mbyll 1-0 për Fulhamin, pas golit të Herri Uillson, në minutën e 17. Uellsiani shënoi pas një aksioni model dhe asistit perfekt të Raul Himenez. Kujtojmë se Uillson ka qenë pjesë e Liverpulit, por pas shumë sezonesh radhazi huazimesh, që nga viti 2022 është lojtar i Fulhamit.
Liverpuli e nisi mirë pjesën e dytë, ku gjeti golin e barazimit me Florian Uirc në minutën e 56. Gjermani shënoi pas asistit të mrekullueshëm të Konor Bredli. Shtatë minutat shtesë ishin vërtet dramatike.
Kodi Gakpo gjeti golin e avantazhit për Livërpulin në minutën 90+4, holandezi shënoi pas një topi të futur në zonë dhe mungesës së vëmendjes së mbrojtjes vendase. Në minutën e fundit shtesë, Harrison Rid barazoi shifrat në 2-2, pas një goli spektakolar nga distanca. Pas këtij barazimi, Liverpuli gjendet në vendin e 4 me 34 pikë, ndërsa Fulhami në vendin e 11 me 28 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Njukasëlli fitoi në “St.James’Park”, 2-0 ndaj Kristal Palas me golat e Bruno Gumaraes dhe Malik Çau në pjesën e dytë. Evertoni u mund 2-5 në shtëpi nga Brentfordi, Tottenhami barazoi 1-1 me Sandërlendin e Granit Xhakës.
Lini një Përgjigje